Kontakti:

+383 (0)38 71 21 55



ENGLISH
MENU

Rreth nesh

Muqa Solar Company

Jemi kompani kosovare e cila merret me promovimin e energjisë efiçiente. Kompania bënë shitjen, monitimin dhe instalimin e produkteve solare. Ka pronar Xhevat Muqa dhe si kompani "MUQA"  funksionon që nga viti 2001, ndersa si "Muqa Solar Company" funksionon qe nga viti 2012.

Dielli është miku ynë, bashkëpunëtori dhe industria jonë.

Energjia elektrike diellore është quajtur fotovoltaike, ose thjesht PV. Kjo është një mënyrë efektive dhe një mënyrë 100% të pastër të konvertimin e rrezatimit diellor në energji elektrike

Jemi përfaqësues të

  • Kompanisë Austriake “SONNENKRAFT” që nga viti 2008,
  • Kompanisë Austriake “KIOTO” që nga viti 2010,
  • Kompanisë Gjermane “EFFEKTA” që nga viti 2012,
  • Kompanisë Austriake ” Pumpmarkers ” që nga viti 2016,
  • Kompanisë Austrake ” Carpet Cleaner “ që nga viti 2016,
  • Kompanisë Austriake ” Fronius “ që nga viti 2017,
  • Kompanisë Gjermane “Glen Dimplex” që nga viti 2018,
  • Kompanisë Sllovene "GL Charge"  që nga viti 2022,
  • Kompanisë Austriake "AEROCOMPACT" që nga viti 2022
  • Kompania Zvicrrane "STUDER INNOTEC" që nga viti 2023
  • Kompania nga Danimarka "DEIF" që nga viti 2023

Sistemet efiçiente të cilat , duke shfrytëzuar energjinë diellore gjenerojnë ngrohje, ftohje, ujë, dhe energji elektrike dhe ofrojnë një zgjidhje afatgjatë dhe kthim investimi në kohë të shkurtër.

Por ajo çka konsiderohet si theksi kryesor kur përmendet termi “Panele Solare” apo “Përdorimi i energjisë termike” janë benefitet e shumta që përfitojmë nga ato, duke përfshirë arsyet ekonomike, financiare, ambientaliste dhe arsye tjera që e bëjnë të domosdoshëm aplikimin e energjisë së ripërtërishme për shtëpinë, biznesin apo fabrikën tuaj.

Përvoja jonë disa vjeçare në fushën e ndërtimtarisë, hidro-sistemeve dhe kuptimi i nevojave të klientit, arsyeja bazë e funksionimit tonë, ka ndikuar që të fokusohemi në Industrinë e Energjisë Solare, njëkohësisht industrinë e së ardhmes, kursimit dhe rigjenerimit. Të pajisur me sisteme efiçiente, staf të kualifikuar dhe pajisje të teknologjisë së fundit të testuara ndërkombëtarisht, Muqa Solar Company është e udhëhequr nga dëshira dhe motivi për t’iu ofruar sisteme solare më efiçiente, ekonomike dhe më stabile.

Kompania është thellësisht e përkushtuar që klientëve të saj të ju ofroj sisteme të cilat i ndihmojnë ata në praktikën ditore dhe mundësojnë zvogëlimin e shpenzimeve për energji, si në sektorin familjar ashtu dhe në atë afarist.

Ne organizojmë trajnime të shumta me inxhinier të termoenergjetikës, instalues të hidroteknikës dhe studentë të drejtimeve përkatëse brenda dhe jashtë vendit përkatësisht në akademinë e SONNENKRAFT në Austri. Ajo gjithashtu ka kontratë bashkëpunimi dhe shkëmbimi akademik me Universitetin UBT në programe hulumtuese në fushën e Energjisë Efiçiente.

 

Certefikatat

Certefikatë për sistemin e menaxhimit të mjedisit  me                            EN-ISO 14001:2015

Certefikatë për sistemin e menaxhimit të cilësisë me                                     EN-ISO 9001:2015

oferta online

Ju mund të na shkruani online rreth kërkesës tuaj për sisteme solare, dhe ne do t'ju kontaktojmë me detaje dhe propozime adekuate të bazuara në specifikat tuaja për të ofruar zgjidhjen më të mirë

sq