Kontakti:

+383 (0)38 71 21 55



ENGLISH
MENU

Marreveshje bashkepunimi me Prishtina High School

Muqa Solar & Prishtina High School

Marrëveshje bashkëpunimi – Prishtina High School & Muqa Solar

Me kënaqësi ju njoftojmë për arritjen e marrëveshjes së bashkëpunimit me Prishtina High School për instalimin e një sistemi solar në objektet e shkollës.

Ky bashkëpunim është një hap i rëndësishëm drejt një të ardhme më të gjelbër dhe të qëndrueshme për komunitetin arsimor, dhe ne jemi krenarë që Muqa Solar është zgjedhja e tyre për këtë projekt me rëndësi të veçantë.

Prishtina High School është një institucion arsimor i njohur për përkushtimin e tij në përgatitjen e nxënësve për të qenë qytetarë të përgjegjshëm dhe aktivë, duke ofruar një program arsimor me standarde amerikane në një mjedis të sigurt, të kujdesshëm dhe gjithëpërfshirës.

Faleminderit Prishtina High School për besimin dhe mundësinë që na dhatë për të realizuar këtë projekt. Jemi të përkushtuar që punimet të përfundojnë me standardin më të lartë të cilësisë dhe profesionalizmit.

Së bashku për një të ardhme më të pastër dhe më të ndritur!

"Le të paguaj Dielli për ju."

oferta online

Ju mund të na shkruani online rreth kërkesës tuaj për sisteme solare, dhe ne do t'ju kontaktojmë me detaje dhe propozime adekuate të bazuara në specifikat tuaja për të ofruar zgjidhjen më të mirë

sq