Jemi të lumtur të njoftojmë lidhjen e një marrëveshjeje bashkëpunimi me NORA market, një nga rrjetet më të mëdha të marketeve në vend.
Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, Muqa Solar do të realizojë instalimin e sistemeve solare për prodhimin e energjisë së pastër në disa prej objekteve të tyre kryesore.
Ky partneritet është një hap i rëndësishëm drejt promovimit të energjisë së rinovueshme dhe reduktimit të ndotjes mjedisore, duke ndihmuar bizneset të bëhen më efikase dhe më të qëndrueshme.
Falënderojmë sinqerisht NORA Market për besimin dhe zgjedhjen e kompanisë sonë si partner në rrugëtimin drejt energjisë së pastër.Së bashku për një të ardhme më të gjelbër!
"Le të paguaj Dielli për ju"
Ju mund të na shkruani online rreth kërkesës tuaj për sisteme solare, dhe ne do t'ju kontaktojmë me detaje dhe propozime adekuate të bazuara në specifikat tuaja për të ofruar zgjidhjen më të mirë